File:01 Sylejmani Jetullah.jpg

From Wikimedia Commons, the free media repository
Jump to navigation Jump to search

Original file(1,342 × 1,638 pixels, file size: 161 KB, MIME type: image/jpeg)

Captions

Photo Jetullah Sylejmani

Captions

Summary[edit]

Jetullah Sylejmani u lind më 13.02.1985 në Ferizaj. Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit” e përfundoi në Ferizaj, kurse në vitin 2009 përfundoi studimet për Filozofi në Universitetin e Prishtinës, ku mbron temën e diplomës me titull “Arti Postmodern”. Në po të njëjtin vit (2009) përfundoi edhe studimet për Pikturë në Fakultetin e Arteve, të Universitetit të Prishtinës te prof. Nagip Berisha. Në vitin 2012 përfundoi studimet Master për Pikturë në Fakultetin e Arteve, të Universitetit të Prishtinës te prof. Nagip Berisha. Jetullah Sylejmani gjithashtu ka dhënë një kontribut në zhvillimin e artit dhe organizimin e aktiviteteve artistike në qytetin e Ferizajt ku në vitin 2011 themelon SHAF (Shoqatës së Artistëve Figurativ) “Zef Kolombi” Ferizaj, të cilën e udhëheq si kryetar i saj për 4 vite (2011-2015). Përveç organizimit të ekspozitave dhe aktiviteteve artistike, themeloi edhe dy Bienale të artit ku në vitin 2012 themeloi Bienalin e Vizatimit dhe në vitin 2017 themeloi Bienalin e Skulpturës, të cilat organizohen për çdo dy vite në Galerinë e arteve në Ferizaj. Është Kurator i shumë Ekspozitave të ndryshme dhe ka shkruar dhe botuar shkrime si parathënie dhe kritikë për katalogje të ekspozitave të ndryshme personale e kolektive.

Ka marrë pjesë në shumë ekspozita kolektive në Kosovë dhe jashtë saj si në SHBA, Itali, Kroaci, Francë, Maqedoni, Shqipëri etj. ku ka prezantuar punën në institucione të ndryshme të artit si Galeria Kombëtare e Kosovës, Galeria Kombëtare e Maqedonisë, Muzeu Kombëtar i Shqipërisë, Qendra për Art Bashkëkohor Stacion Prishtinë, Cittadelarte Itali, Galerinë Art-Villamagna – Ville-la-Grand Francë, La Galleria Arte Maggiore - Associazione Culturale “ICREATTIVI”. RioneMonti, Roma – Itali, Biblioteka Editrice Vaticana në Romë – Itali etj.

Çmimet / Sukseset Është përzgjedhur nga juria ndërkombëtare si finalist i ekspozitës bashkëkohore “Çmimi Artistët e së nesërmes” në vitin 2014 dhe 2017 dhe si finalist i ekspozitës bashkëkohore “Artistët e rinj” në vitin 2016 dhe 2017. Në vitin 2019 fitoi çmimin e parë në ekspozitën “Ditët e Kulturës” të organizuar nga Galeria e Arteve në Ferizaj. Në vitin 2017 fitoi çmimin e dytë në ekspozitën Çmimi “AR”, të organizuar nga Galeria Kombëtare e Kosovës Në vitin 2017 në një konkurs të hapur nga Galeria Kombëtare e Kosovës dhe BJCEM, Jetullah Sylejmani përzgjidhet që ta përfaqësoj Kosovën në artin pamor në Bienalen e Artistëve të Evropës dhe Mesdheut BJCEM (Biennale des Jeunes Créateurs de l’Europe et de la Méditerranée) “MEDITERRANE 18”; Në vitin 2017 për një periudhë dyjavore qëndroi në rezidencën për art bashkëkohor në platformën edukative multimediale UNIDEE (Universiteti i ideve) në Cittadelarte /Fondacioni Pistoletto - Biella të Italisë dhe Art House në Shkodër me mentor Adrian Paci.

Licensing[edit]

I, the copyright holder of this work, hereby publish it under the following license:
w:en:Creative Commons

attribution share alike

This file is licensed under the Creative Commons Attribution-Share Alike 4.0 International license.
You are free:
  • to share – to copy, distribute and transmit the work
  • to remix – to adapt the work
Under the following conditions:
  • attribution – You must give appropriate credit, provide a link to the license, and indicate if changes were made. You may do so in any reasonable manner, but not in any way that suggests the licensor endorses you or your use.
  • share alike – If you remix, transform, or build upon the material, you must distribute your contributions under the same or compatible license as the original.

File history

Click on a date/time to view the file as it appeared at that time.

Date/TimeThumbnailDimensionsUserComment
current19:41, 6 July 2020Thumbnail for version as of 19:41, 6 July 20201,342 × 1,638 (161 KB)JetullahSylejmani (talk | contribs)Uploaded own work with UploadWizard

The following page uses this file:

Metadata

Structured data

Items portrayed in this file

depicts